Home | About Us | Donors | Partners | Projects | Links | Contact

TIFF
What we offered to the public

  Cinematography / Visual Art / Photography / Events / Press  

Our Activity

 

 

 

TIFF perballe IDIOKRACISE
Nga Altin Goxhaj


Pa dyshim qė skandali mė i madh i Kulturės Shqiptare kėto vite ėshtė
refuzimi i MTKRsė pėr tė mbėshtetur TIFF Albania.
TIFF ėshtė njė eveniment bazik i promovimit ose mė saktė i mbajtjes
gjallė tė Filmit Shqiptar me metrazh tė shkurtėr dhe ndėrkohė ėshtė
njė gjenerator i respektuar i vlerėsimit dhe motivimit tė filmit tė
shkurtėr ndėrkombėtar. TIFF nė thelb ėshtė mė shumė input pėr kulturėn
dhe Shqipėrinė sesa output pėr kulturėn ndėrkombėtare. Sepse filmi i
huaj me metrazh tė shkurtėr bėn dhe pa TIFF por TIFF s'bėn dot pa ta.
As kultura jonė. TIFF nė standartin e investimeve tė integrimit
social-
ekonomik-kulturor tė Shqipėrisė dhe Shqiptarėve hyn tek avantazhet.
Sepse TIFF jo vetėm ėshtė njė meeting kulturor por edhe njė teknikė e
promovimit tė Shqipėrisė nė nivel ndėrkombėtar. Ėshtė njė gjuhė e
lexueshme dhe e kėndshme pėr njė kategori tė vogėl njerėzish me impakt
tė madh. Tė huajve qė interesohen drejtpėrdrejt apo indiriket pėr
TIFF, iu dėgjohet fjala. Kanė reputacion. Sepse janė tė ndershėm dhe
tė sinqertė dhe kanė dhėnė prova nė vite pėr kėtė. E t'iu prishėsh
mėndjen njerėzve tė sinqertė dhe tė ndershėm s'mjafton jo CNN por vetė
Bushi sikur tė pėrpiqej. Ndėrkohė qė duke qenė nga natyra personale
dhe profesionale kulturė-dashės ata krijojnė simpati tė sinqerta pėr
kulturė-prodhuesit dhe kulturė-promovuesit (qė tashmė ėshtė gati e
njėjta gjė ose mė saktė hallka tė ndryshme tė tė njėjtit proėes). Dhe
nė kėtė rast kulturė pro-dhues-movues qėllon qė janė shqiptarė nė
Shqipėri! Dhe kėshtu tė huajt kulturėdashės qė simpatizojnė TIFFin me
sinqeritet "flasin mirė" nė hapėsirėn e tyre territoriale apo
deterritoriale pėr kulturė pro-dhues-movuesit shqiptarė nė Shqipėri
dhe kėshtu TIFF merr njė vlerė edhe ekonomike qė ėshtė ku e ku me atė
tė spoteve tė CNN. E bėra kėtė hyrje pėr tė hedhur poshtė argumentin e
xhepave bosh tė MTKRS sepse paska hedhur 350 mijė USD nė CNN.
Tė lėmė ekonominė e tė flasim pėr kulturė.
TIFF promovon filmin shqiptar dhe ėshtė ushqim bazė pėr tė sepse
fertiliteti i TIFF ėshtė i mbushur Brėnda dhe Jashtė me kritikė,
autorė dhe mbėshtetės tė kulturės tė cilėt nė bazė tė rregullave tė
metabolizmit kulturor i japin rast produksionit shqiptar jovetėm tė
kapėrcejė kufijtė por edhe tė gjejė mbėshtetje qė tė rritet dhe
cilėsohet. Vetė stili i shkėlqyer i producentėve tė TIFFit e ka kthyer
nė njė panair ku produkti shqiptar mund tė mbijetojė nė kėtė botė tė
shėmtuar tregu a-kulturor. Por unė jam dėshmitar okular para se ky
Festival tė fillonte nė Shqipėri se sa donkishotesk dhe varfėrues ka
qenė ekonomikisht organizatorėt. Kushdo qė organizon evenimente tė
tilla pas lodhjes i fillonte kėnaqėsia e fitimit ekonomik kurse TIFF
ėshtė njė ndėrmarrje e shkėlqyer kulturore disastroze ekonomike pėr
organizatorėt. Sepse ėshtė njė aktivitet qė kėrkon cilėsi dhe
standarte tė cilat organizatorėt iu janė pėrgjigjur gjithmonė pėr tė
respektuar vlerat ndėrkombėtare tė festivale tė tilla. T'i refuzosh
mbėshtetjen TIFFit ėshtė njė shaka e hidhur alla Servantes. Paratė e
MTKRSsė vetėm se do tė ulnin pak stresin e organizatorėve por s'do tė
zgjidhnin asnjė problem financiar bazė sepse ky festival ėshtė shumė i
shtrenjtė sa vetėm ata qė kanė eksperiencė e kuptojnė. Por kėtė radhė
shakaja e xhepave tė zbrazur tė MTKRS ėshtė njė goditje kapitale pėr
tė ardhmen e TIFF. Sepse kam frikė se mos organizatorėt e kuptojnė se
sa gabim e kanė nė kėndvėshtrimin ekonomik qė ndėrmarrin tė tilla
nisma, sepse mund t'a kuptojnė se tė prodhosh kulturė ėshtė gabim. Mė
mirė tė hapin njė dyqan ku tė shesin nė mėnyrė pirate DVD apo birrė.
Pse jo tė mos organizojnė ndonjė Festė Birre se kėshtu MTKRS mund t'i
paguajė! Unė shpresoj se organizatorėt do tė vazhdojnė tė jenė
"budallenjė" e ekonomisė sė tregut fitimprurės qė ne tė kemi mė shumė
kulturė. Se po u lodh TIFF e vetmja gjė qė do tė na ngelet do tė jetė
Festa e Birrės.
Ėėshtja e fundit qė desha tė ngrė ėshtė vlera e filmit me metrazh tė
shkurtėr. Filmi me metrazh tė shkurtėr ėshtė njė ishull nė rrezik nga

tajfuni i komercialit kinematografik. Kjo ėshtė edhe arsyeja e vėrtetė
pse burokratėt europianė para disa vitesh deshėn tė shtypnin. Ata nuk
ishin burokratė por persona tė korruptuar nga korporatat
kinematografike comérciale tė cilėt kanė frikė nga arti i vėrtetė qė i
nxjerr zbuluar idiotėsitė me supermenė dhe spidermanė. Filmi i
shkurtėr ėshtė ishull lirie artistike ku artisti mund tė bėj artin e
vėrtetė qytetar, artin e vėrtetė tė rezistencės ndaj globalizmit
homogjenizues dhe komercializues. Filmi i shkurtėr ėshtė rezistencė
dhe ata qė kėrkojnė t'a zhdukin nga faqa e dheut nuk janė
euroburokratė qė veprojnė gabim por rekrutė tė korruptuar tė qėllimeve
reaksionare tė korporatave tė verbėra komerciale tė kinemasė sė
injorancės.
Besoj, se Peticioni qė shumė e shumė dashamirės tė kulturės por
firmosin kėto ditė tė shėrbejė si njė preėedent i rezistencės sė
multitudines kundėr buldozerit homogjenizues tė komericialitetit tė
Idiokracisė.

---------------------------------------------------------------


Qė tė mos themi, na ishte njė here, TIFF


... Ne vitin 2000, Festivali i Filmit te Animuar ne Annecy, France,  nje nga festivalet me te rendesishem ne bote, ekuivalent i festivalit te Kanes, nė gjinine e animacionit, rrezikonte qe pas 40 vjet jete, te mos zhvillohej mė.  Kjo, per te vetmen arsye, nuk do te jepeshin mė
fonde per realizimin e tij. Lufta e komunitetit te artisteve dhe drejtorit te saj, tė ndjerit z.Jean Luc Xiberra, beri qe ky festival te zhvillohej e me mjaft sukses.
Sllogani i tij ishte....SHPETONI FILMIN E SHKURTER. (filmi me metrazh te shkurter, sindozot ky i yni) Dhe vjen nje dite...
Para njė viti, nė nėntor 2006, e pikėrisht mė datėn 23, nė adresė tė E- mail-it tim, mė erdhi njė E-mail nga, Komiteti Organizator Ndėrkombetar pėr Festivalet e Filmit nė botė.  Nė tė kėrkohej qe edhe kineastet shqiptare, krahas atyre boterorė, tė tė gjitha gjinive, tė nėnshkruanin njė peticion kunder politikes diskriminuese dhe mos financimin e tyre, nga disa burokrate te
paskrupullt ne organizmat nderkombetare financiare , te cilet kishin ne dore financimin e ketyre festivaleve. Kineastet shqiptare jane pjese e perhershme e tyre, pavaresisht numrit
te vogel te prodhimit  filmik nė Shqipėri.
Janė me qindra e mijėra festivale filmi ne bote, ne te gjithė kontinentet, ku filmi shqiptar projektohet denjesisht ne to. Madje -madje eshte i vleresuar edhe me ēmime. Ne nenshkrimin e ketij peticioni une lexova dhe shume emra te njohur te kinematografise shqiptare. Dhe ky ishte nje detyrim moral e profesional. Sepse vjen nje dite dhe...
Pothuaj nje vit me pas...nje tjeter E-mail,  me shokues akoma, kete rradhe nga vendi im, nga organizatoret e festivalit te filmit te shkurter qe organizohet ne Tirane, TIFF, dhe drejtori i saj z. Ilir butka.
Festivalit te vetem nderkombetar te filmit ne Shqiperi, kerkohet t'i mbyllet pamja.  Anes tjeter te tunelit po i vihet muri. Para disa vitesh, per koiēidence, une dhe Ilir Butka kemi realizuar dy
filma ne gjini te ndryshme, por me titull te njejte, "TUNELI". Ky tunnel u shfaq ne shume festivale nderkombetare, madjedhe me ēmime.
Kjo, sepse ne mesazhin e tyre, perpos vlerave artistike,  shihnin ne fund te tij nje drite te forte, nje drite, qe nuk do kish me mbyllje, nuk do te pranonte me ne krah te saj erresiren.
Ne homazh te ketij optimizmi, te kesaj drite qe te gjithe e kerkuam e te gjithe e perfituan, Ilir Butka,  ndertoi dhe festivalin e pare nderkombetar te filmit ne Shqiperi. Sepse, na erdhi dhe kjo dite....
Ne Shqiperine tone te dashur jane organizuar, organizohen dhe do te organizohen shume aktivitete kulturore dhe artistike me vlera apo pa vlera, me breke apo pa breke, kombetare e nderkombetare, private apo shteterore. Te gjitha keto po ti shohesh nuk ndryshojne aspak nga njera tjetra, me perjashtime te vogla. E megjithate per to, parate vershojne. Nuk mendoj se kjo vjen per aftesi menaxhimi, por per arsye te tjera. Per te vetmin festival nderkombetar te filmit ne Shqiperi, unik ne llojin e tij dhe me 5 vjet sukses te padiskutueshem, NUK KA PARA.  Dreqi ta haje perse gjithmone ky problem me kinematografine.
TIFF dhe GIFFONI Albania, jane shume pak per nje Shqiperi qe aspiron te futet kudo, ne ēdo lloj organizmi  Me sa di une po te njejtat probleme dhe festivalin e filmit Shqiptar.
Nje film  ndikon shume me teper  dhe eshte  me mbreselenes tek njerezit, se sa shume spektakle 2 apo dhe 5 oreshe qe shohim rendom ne ekranet e sallat tona. Kurse nje festival nderkombetar filmi sjell dhe percjell qindra mesazhe dhe mijera histori njerezore, sjell me qindra vlera artistike dhe estetike se sa dhjetra. Ne nje kohe qe ne mendojme t'arrisim numrin e tyre, e jo vetem ne Tirane por dhe ne qytetet e vogla, si kudo ne bote. Shembujt nuk mungojne, Kana, Annesi, France, Espinjo, Portugali, Trieste, Brindizi, Bergamo, Itali,  Drama, Parga, Greqi, e shume qytete te tjera ne te gjithe globin.
Ne korrik te ketij viti, per here te pare, ne Brindizi te Italise u zhvillua BRIFF, festivali nderkombetar i filmit te shkurter.
Ky festival lindi si deshire dhe domosdoshmeri e ndertimit te ures se komunikimit artistik, kulturor e social med dy venedeve. E ndersa Italianet plotesojne kete ure komunikimi, ne me keq se Rozafa, shembim krahun tone, a thua eshte mje ndertim pa leje.
Me fjalen e hapjes se tij, nje nga kolloset e filmit, z. Xhani Amelio tha nder te tjera, -Tashme dhe Brindizi mund te quhet qytet nderkombetar-. Tirana, Shkodra, Korēa, Kuēova, Durresi, ne, te tere, ēfare emri do te kemi? Flasim per kulture kombetare, art kombetar, identitet kombetar, dhe kjo, me shume se kushdo nga nepunesit apo burokratet kulturalė, nga ana tjeter shkelmi.
Ne peticionin per TIFF, lexova te njejtet emra si ne peticionin per shpetimin e filmit te shkurter. Mbase kineastet kane nje faj te vogel, ata duhet me pare te shpjegojne
se ēfare eshte filmi, e me pas te kerkojne para per te. Se fundmi, Populli Shqiptar ka nevoje per te jetuar, te ushqehet, te vishet, te kete drita e uje, te levize ne emer te lirise, e shume te
tjera por  KA NEVOJE TE DOMOSDOSHME, TE NJOHE HISTORINE E TIJ dhe te te tjereve.
Kjo njohje vjen ne menyre te drejte perdrejte nepermjet, historise, librit, piktures, muzikes valles apo kenges dhe FILMIT.
Mendoj se shteti dhe veēanerisht Ministria e TKRS, ka te gjitha mundesite  t'a financoje kete festival, pa slloganin absurd, ESHTE JASHTE PRIORITETIT TE MKTRS, ky festival Zoterinj nepunes kulturalė, nese vete nuk shihni filma, mos pengoni te tjeret t'i shohin ata.
           
 Zoti Minister,
             SHPETONI FESTIVALIN
             SHPETONI FILMIN
            Ne peticion duhet te jete dhe firma juaj.
            NUK JEMI ME TE VEGJEL.
 

Artur Dauti
Regjisor-piktor
Filmi  i animuar




Tirana International Film Festival

Cinema Short Film Festival

Fiction, Documentaries, Animation and Experimental
 


People of Festival / Njerezit e Festivalit

Nga Ilir Butka


Sa here qe shkoj neper festivale te filmit habitem kur shoh kaq shume fytyra te njohura qe te pershendesin dhe te perqafojne duke pyetur per TIFF in dhe Tiranen. Shpesh ndodh te mbulohem nga djerset kur mundohem te te sjell nder mend emrin e dikujt qe sapo ka permendundur emrin tim, por qe eshte e pamundur te kujtoj ku dhe kur e kam njohur kete person. Nganjehere jam une qe pershendes me intimitet  njerez qe kur mendohem mire kuptoj qe I njoh nepermjet kinemase, televizionit apo revistave kinematografike, por qe gjithsesi pershendetjen dhe buzeqeshjen nuk ma kursejne duke u perpjekur nga ana e tyre te kujtojne ne c’rethana mund te jemi njohur. E gjithe kjo atmosfere takimesh dhe pershendetjesh i ben qytetet ku organizohen festivalet te duken qytete te populluara nga njerez qe I perkasin nje race, asaj qe quhet “the People of Festival”  Jane te njejtet njerez qe levizin qytet me qytet dhe vend me vend, duke u perpjekur te krijojne kontakte te reja ne menyre qe te kordinojne ne festivalet e tyre ate cka gjejne me interesante ne festivale te tjera. Deri ketu nuk ka asgje te re kur flasim per festivalet, po te kemi parasysh qe qarkullojne pak a shume te njejtet filma, te njejtet regjisore, te njejtet kritike, specialiste te sektorit. Por ka dy elemente qe benjne diferencen midis festivaleve: Programi me te ftuarit special nga njera ane dhe Publiku nga ana tjeter. Per mua kjo e fundit, “Publiku”, merr nje rendesi te dores te pare sepse ka te beje karakterin dhe personalitetin e vertete te festivalit, jane pikerisht banoret e qytetit ku zhvillohet festivali ata qe i ofrojne identitetin Festivaleve.  
Jane pikerisht “the People of Festival” qe vendosin urat midis te ftuarve dhe miqve, qe tregojne qytetin, tregojne ceshte vendi ku zhvillohet festivali dhe cka qene me pare kur festivalet nuk egzistonin. Jane pikerisht ata qe lene mbresa te pashlyeshme miqve dhe te ftuarve qe kane qene present ne edicionet e kaluara duke i mahnitur me disponibilitetin dhe mikpritjen karakteristike. Jane ata, “the People of Festival” qe kane hedhur si gjithmone hapin e pare drejt integrimit me shoqerite e tjera, me raca dhe kultura te tjera. Pikerisht per kete, duke iu referuar situates ne vendin tone, mendoj se ai integrim aq i perfolur nga klasa politike shqiptare me pare mund dhe duhet te realizohet nepermjet shkembimeve kulturore qe mundt te gjenerohen nga fenomene te tilla qe quhen “Festivale” dhe politikave kulturore qe jane te lidhura ngushte me stimulimin e tyre.
 Shpesh prej organizatoreve te festivaleve nga e gjithe bota kur takohemi marim ftesa insistuese per te ndjekur festivalet e tyre nga afer, nderkohe qe ne neper dhembe i pergjigjemi duke i ftuar nga ana jone ne Tirane per te ndjekur TIFF-in, te preokupuar gjithnje dhe me shume per buxhetin e reduktuar qe kemi ne dispozicion. Pra me pak fjale nuk dime si ti shmangemi ftesave dhe u druhemi vizitave te tyre, pasi mund te ndodhe qe ti paguajme nga buxheti familjar, gje qe ka ndodhur jo rralle. Jane te panumurt ata qe kane kuriozitet te vizitojne shqiperine dhe e shohin festivalin si nje arsye me shume per te ardhur ne vendin tone. Turizmi kulturor eshte nga me te rekomandueshmit ne kushtet e nje vendi si yni qe eshte akoma ne procesin e ngritjes se infrastruktures bazike dhe qe nuk eshte akoma ne gjendje te afroje turizmin ne kuptimin klasik te fjales. Marrim nje shembull, me nje buxhet sa ai i festivalit te Sarajeves mund te organizohen ne shqiperi nje festival nderkombetar ne muaj, duke e kthyer Tiranen dhe Shqiperine realisht metropol te kultures Ballkanike. Eshte e pafund lista e festivaleve qe mund te organizohen, filmike, teatrore, muzikore, folklorike, arte vizuale, fotografike, etj.  Eshte nje fat gjithashtu qe ne kushtet e mungeses se nje strategjie kombetare lidhur me kete, inisiativa private kane arritur te krijojne disa aktivitete te rendesishme ne agenden europiane te kultures si Tirana International Film Festival, Festivalin e Teatrit Butrint 2000, Bienalen e Tiranes, Festivali i kenges lirike Marie Kraja, etj.  Eshte fat gjithashtu qe shteti shqiptar i ka mbeshtetur keto aktivitete qe gjithsesi kane mbajtur vulen e “Ministrise se Kultures” duke u bere keto aktivitete ambasadoret me te mire te kultures shqiptare. Shkrirja e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve me Ministrine e Turizmit perkon plotesisht me hipotezen e nje politike agresve per sa i takon organizimit te festivaleve qe mund ta kthenin Tiranen dhe Shqiperine ne kryeqender te artit dhe kultures ne ballkan. Perfitimet e nje politike agresive per sa i takon festivaleve rezultojne te kene nje rikthim pozitiv jo vetem nga pikpamja e reputacionit por edhe nga ajo ekonomike. Ne qoftese behet i mundur krijimi i nje festivali ne muaj, pra 12 festivale e vit me nje buxhet total prej rreth 2 milion euro, ne te cilet do te jene te ftuar rreth 300 vizitore per festival, pra rreth 3600 te ftuar ne vit te cilet do te shpenzojne minimalisht rreth 300 euro sherbime, konsum, dhurata etj., atehere normalisht mund te parashikojme nje fature pozitive prej afro 1 milion euro e cila do te shlyente nje pjese te investimit shteteror. Per te gjithe ata qe shifra te tilla si 2 milion euro u duken te egzagjeruara, mund ti konfirmoj se me te gjithe hermetizmin qe mbreteronte ne ambjentet e festivalit te siperpermendur te Sarajeves, flitej per nje buxhet qe varionte nga 2 deri ne 4 milion euro. Pra nje shifer teper serioze per nje aktivitet nje javor ne nje vend si Bosnja e cila doli me nje ekonomi mjaft te demtuar nga lufta, ndersa mund te konsiderohet minimale per nje investim qe do te shtrihej ne harkune nje viti ne nje vend si Shqiperia. Per skeptiket e numrit te te ftuarve besoj se nje shifer prej 3500-4000 vizitoresh nuk eshte aspak e egzagjeruar perkundrazi modeste po te marim ne konsiderate perseri festivalin e Sarajeves i cili pret ne harkun kohor te nje jave me shume se 700 te ftuar te cileve u ofron fjetjen dhe ngrenien. Duhet theksuar ketu qe qyteti i Sarajeves ka rreth gjysmen e banoreve te Tiranes. Vetem ne Tirana International Film Festival kane aplikuar ne kete edicionin, rreth 800 autore nga gati 70 vende te botes, shifer kjo qe po perseritet dhe konsolidohet nga viti ne vit gje qe tregon nje konstante interesi nga te huajt per festivalin por dhe per vendin tone. Nje tjeter kontribuese ne kete buxhet mund te jete Bashkia e Tiranes si perfituese nga pikpamja e reputacionit dhe ajo ekonomike. Duhet investuar shume githashtu qe biznesi shqipetar te gjeje atraksionin pikerisht ne keto aktivitete. Ajo qe te bie ne sy ne shqiperi eshte fakti i pamohueshem i dinamikes ekonomike ne krahasim me vendet e tjera te rajonit. Investimet evidente private jane pasqyrim i nje fuqie financiare te konsiderueshme e cila shume mire mund mundt te luaje rolin e partnerit me shtetin ne mbeshtetje te strategjive dhe politikave kulturore. Kjo mund te  realizohet nepermjet stimulimit qe mund ti krijohet botes se biznesit qe sponsorizon art dhe kulture duke mire interpretuar ligjin e shume perfolur te sponsorizimit i cili nuk arriti asnjehere te krijonte lehtesirat fiskale te premtuara per ata investitore private qe realisht kane mbeshtetur financiarisht jeten kulturore dhe artistike ne vend. Gjithsesi une jam koshjent per pamundesine e dhenies se solucionit rreth problematikes se siperfolur nepermjet nje apo disa artikujsh. E rendesishme eshte qe nje argument i tille mundt te provokonte nje diskutim me te gjere dhe te zgjonte nga gjumi institucionet shteterore rreth alternativave kulturore, per te realizuar sa me pare dhe me efikasitet integrimin e kesaj shoqerie me realitete kulturore europiane. Ushqej shpresen ne mundesine e kultivimit te nje populli qe ndjek me me kersheri festivalet sesa kongreset dhe pleniumet politike, “People of Pestival” Ne fund do te ftoja ne sensibilizimin e te gjitha institucioneve shteterore, ekzekutive, lokale, shoqatat dhe fondacionet, boten e biznesit dhe te medias te mbeshtesin jeten kulturore dhe artistike ne vend ne sherbim te krijimit te nje kulture te qendrueshme per nje shoqeri qe tenton prej vitesh te dale nga tranzicion i tejzgjatur ku poltika ka qene dominante dhe pak politike eshte bere.
 

Te dashur miq,
bashkangjituni peticionit per te mbrojtur Tirana Internacional Film Festival.
 

Jepni kontributin tuaj per te duke firmosur dhe mundesisht duke shprehur konsideraten tuaj rreth ketij festivali e rendesise qe festivalet dhe aktivitetet kulturoro artistike kane ne pergjithesi.

Ju ftojme te reagojme se bashku ndaj prepotences se individeve qe jane ne krye te institucioneve per te ndihmuar dhe ofruar linfen vitale per jeten artistiko kulturore jo per ti thare e shkateruar ato. 

 
PETICION

Festival People Groups
TIFF Yahoo Groups
Short Film Elite
Festival Petition Blog


TIFF
Tirana International Film Festival
P.O. Box 8361
Tirana, Albania
http://www.tiranafilmfest.com
info@tiranafilmfest.com




Shpėtoni TIFF-in!

Alma Mile
10-11-2007

Tė mbėshtetur nga dhjetėra kineastė shqiptarė e tė huaj, organizatorėt e TIFF i drejtojnė njė peticion ministrit tė MTKRS-sė, Ylli Pango, i cili as gojarisht dhe as zyrtarisht nuk ka pranuar tė sponsorizojė festivalin

Kineastėt: Imazhi i vendit tonė nuk mund tė jetė vetėm kontrabanda

“Shpėtoni filmin, shpėtoni festivalin!”. Kjo ėshtė thirrja qė mė shumė se 160 kineastė dhe dashamirės tė filmit, shqiptar e tė huaj, i drejtojnė ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, i cili ende nuk i ka kthyer njė pėrgjigje zyrtare, 3 javė para se festivali tė nisė, kėrkesės sė organizatorėve tė Tirana International Film Festival, pėr mbėshtetje financiare. TIFF bėn kėtė vit edicionin e pestė. Gati pa e kuptuar festivali i filmit me metrazh tė shkurtėr u kthye nė njė traditė dhe pjesė e kalendarit kulturor tė Tiranės dhe tė Ministrisė sė Kulturės. Ndodh qė pikėrisht nė kėtė 5-vjetor, TIFF nuk gjen mbėshtetje financiare tek MTKRS, qė der mė sot ka qenė ndėr partnerėt kryesorė. Nė kėto kushte organizatorėt e festivalit i dėrgojnė njė peticion ministrit, Ylli Pango. Ata i kujtojnė edhe njė herė historikun e shkurtėr tė kėtij aktiviteti dhe rėndėsinė qė ka nė promovimin e kulturės shqiptare nė botė. “Gushtin qė shkoi kemi patur njė takim me ministrin Pango. Ishte si njė monolog me veten. Mė tha: “Ke ardhur tė marrėsh lekė tek unė? Nuk kemi.” Po shkonim pėr tė gjetur partnerė dhe jo pėr tė kėrkuar lekė. Nė kėto 4 vite ministria na ka mbėshtetur me njė fond mesatar prej 4 milionė lekėsh. Ministri nuk denjoi tė na dėgjojė. Dhe nė bazė tė rregullores sė brendshme tė ministrisė duhej tė na kthehej njė pėrgjigje zyrtare brenda 30 ditėve, sepse ne e kemi ēuar kėrkesėn tonė po nė rrugė zyrtare. Prisnim qė projekti ynė tė kalonte ashtu si gjithė tė tjerėt nė bordin e projekteve tė MTKRS, por pėrgjigjen e morėm aty pėr aty nga vetė ministri”, - shpjegon ecurinė e ngjarjeve drejtori i festivalit, Ilir Butka. “Nėse ministri i Kulturės paguan pėr njė spot tė turizmit shqiptar nė CNN 360 mijė euro, besoj me kėtė festival tonin e kemi bėrė kundrejt pa kėsi shpenzimesh reklamėn pėr vendin tonė. Tani nuk mė mbetet veēse tė them u dorėzova. U dorėzova, jo u lodha. Lodhja ėshtė tjetėr gjė. Por ky ėshtė ofendim qė i bėhet vlerave qė kemi sjellė dhe kemi pretenduar tė sjellim nė kėto 4 vite nė Shqipėri dhe tė japim njė imazh me po kaq vlerė tė vendit tonė jashtė. Jam i dėshpėruar dhe mė vjen keq tė them qė vitin qė vjen nuk do tė ketė mė njė festival ndėrkombėtar tė filmit tė shkurtėr tė Shqipėri”, - tha dje pėr “Shekullin” drejtori i TIFF. Se ē’do tė thotė tė japėsh 4 milionė lekė pėr njė festival si ky i referohemi vetėm dy tė dhėnave: Ministria nė fjalė jep 4 milionė lekė pėr njė nga katėr-pesė festivalet e teatrit, qė mbahen ēdo vit nė Shqipėri, festivale me plot kuptimin e fjalės lokalė; ndėrsa sa pėr kinemanė i fundit festival shqiptar filmi i bė vitin qė shkoi pas mė shumė se 6 vite mungesė, ndėrsa TIFF ėshtė e vetmja ngjarje e pėrvitshme pėr kinemanė, pa llogaritur tregun e pėrditshėm komercial tė atyre pak kinemave.

Peticioni drejtuar Pangos ėshtė firmosur deri nga dhjetėra kineastė, mes tė cilėve mund tė pėrmendet regjisori i njohur anglez, Ken Loach, pėr tė vijuar me Milos Kostovski, Cecilie Bolvinkel, Giulia Ricci, Jaksa Boric, JayField, Flaminia N'Guyen, Mikhail Sebastian, Pedro Touceda, Bertrand Shijaku, Evgeny Ruman, Cecilia Lidin, drejtore artistike e Odense Int. Film Festival, Danimark, Kari Lounela drejtore ekzekutive e edicionit tė 38-tė tė Tampere Film Festival nė Finlandė, Ulla Jacobsen, Alexei Dmitriev, Zoltįn Füredi drejtor i Dialektus Festival Hungari, Till Passoė, etj, etj. Shumė prej tyre pėrveēse kanė shėnuar emrat, i kanė lėshuar edhe njė mesazh personal ministrit shqiptar. Njėri prej tyre ėshtė Alexandre Rockėell. “Jam njė regjisor i cili beson nė rėndėsinė ndėrkombėtare tė Festivaleve tė filmave. Pa kėtė rrjedhė tė mrekullueshme tė kinemasė botėrore kultura jonė fimike do tė vuajė shumė. Njė festival ndėrkombėtar si ai i Tiranės ėshtė njė nga shkėmbimet mė tė rėndėsishme mes kulturės shqiptare dhe asaj botėrore”.Pėr tė vijuar me Stefan Laudyn: “I dashur ministėr, si drejtor i Ėarsaė International Film Festival dhe anėtar bordi i European Film Academy do tė doja tė shprehja mbėshtetjen pėr miqtė tanė tė Tirana International Film Festival. Jemi nė kontakt prej fillimeve tė ekzistencės sė TIFF-it dhe mund t’ju them qė ata po bėjnė njė punė tė pamasė, duke prezantuar gjithė kinemanė evropiane e botėrore nė Shqipėri dhe kulturėn shqiptare nė Evropė. TIFF ėshtė pjesė e familjes filmike evropiane. Festivalet e filmave janė shumė tė brishtė dhe pa mbėshtetjen tuaj bujare ata mund tė rreshtin sė ekzistuari”. Firmėtarė tė tjerė si Robert Aliaj Dragoti, Petro Vasili, Petraq Papa, etj. i bėjnė thirrje ministrit tė mos merret vetėm me politikė e propagandė, por tė kuptojė se cila ėshtė reklama mė e mirė pėr Shqipėrinė. Imazhi i vendit tonė nuk mund tė jetė vetėm kontrabanda.

http://www.shekulli.com.al
 

http://groups.google.com/group/festivalpeople

 

 


TIFF 2006
TIFF 2005
TIFF 2004
TIFF 2003
Marubi 2003

   

 About Us | Contact Us | ©2005 ALBANIA ART NSTITUTE